Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të larguar protestuesit nga zona pranë godinës së ministrisë. Ndërhyrja është shoqëruar me përplasje dhe ndjekje të protestuesve nga efektivët e policisë, ndërsa situata është tensionuar më tej. Protesta vjen në kuadër të revoltës qytetare dhe lëvizjes së të rinjve kundër qeverisë, e cila ka përfshirë ditët e fundit kryeqytetin.