Tensione para Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Tensione para Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, teksa protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë. Në përgjigje të incidenteve, efektivët kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rikthimin e kontrollit në zonë. Përplasjet kanë rritur tensionet në protestën që po zhvillohet në kryeqytet, ndërsa forcat e rendit vijojnë ndërhyrjen për menaxhimin e situatës. Gjendja në terren mbetet e paqëndrueshme, ndërsa priten zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim.