Tensione në Vlorë, qytetarët kërkojnë të rrëzojnë rrethimin e Muzeut Hebraik

Tensione në Vlorë, qytetarët kërkojnë të rrëzojnë rrethimin e Muzeut Hebraik

pamje nga ngjarja VLORË-Mes tubimeve nga studentët, një tjetër protestë po zhvillohet në Vlorë, ku qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Qendrën Historike. Protestuesit kanë tentuar të rrëzojnë rrethimin e punimeve të godinës, teksa efektivët janë vendosur gradh para tyre.  Protesta vjen një ditë më parë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë vendosi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë, në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”. Vlonjatët kërkojnë pezullimin e këtij projekti dhe anulimi i punimeve në total. Protestuesit kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Godina e Klubit “Labëria”, sot Muzeu Etnografik, është monument...