Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

Kanë nisur tensionet në protestën studentore përpara ministrisë së Arsimit. Të rinjtë u mblodhën sikurse ditët e tjera përpara godinës, ndërkohë që efektivët e Policisë hodhën ndaj tyre gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Studentët e kanë përshkallëzuar revoltën e tyre në të dhunshme, duke artikuluar se kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqjen, nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre të panegociueshme për t’u larguar. Kryeministri, nga ana tjetër, ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj tyre. Më herët, ditën e sotme, në një takim, shefi i qeverisë kërcënoi familjarët e tyre se të përballen me faturën financiare të dëmeve të shkaktuara.