No Image Available

Tensione në protestën e studentëve, policia shoqëron disa të rinj

Protesta e studentëve është shoqëruar me tensione pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka shoqëruar disa prej pjesëmarrësve në tubim. Sipas raportimeve, protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore, deri në momentin kur efektivët ndërhynë dhe morën disa prej të rinjve. Veprimet e policisë shkaktuan përplasje verbale dhe tensione mes uniformave blu dhe protestuesve. Ndërkohë, disa prej studentëve të tjerë janë ndjekur nga efektivët në drejtim të Sheshit Skënderbej.