Tensione në protestë, demokratja përplaset me protestuesit për bashkimin nën flamurin kombëtar

Tensione në protestë, demokratja përplaset me protestuesit për bashkimin nën flamurin kombëtar

Xhulia Xhekaj dhe qytetares TIRANË- Përplasjet mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike kanë vijuar edhe para Ministrisë së Arsimit. Këtë herë debati është zhvilluar mes disa protestueseve dhe demokrates Xhulia Xhekaj pas kundërshtimit të thirrjes 'Berisha në burg'. Xhekaj u bëri thirrje studentëve të bashkoheshin për flamurin kombëtar dhe të përqendroheshin te largimi i kryeministrit Edi Rama. Por protestueset këmbëngulën se nuk mund të ketë bashkim pa kundërshtuar njëkohësisht edhe kreun e PD-së Sali Berisha. Debati u shoqërua me replika të forta, ndërsa një i ri ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për t'u kërkuar palëve të mos e zhvendosnin vëmendjen nga protesta. Debati midis Xhulia Xhekaj dhe qytetares:  Xhulia Xhekaj, demokrate: Unë dua që unë dhe ti të bashkohemi dhe të ecim para....