Tensione në Këshillin e Tiranës, Zeneli: Relacioni jo vendimmarrës! Zhulali: Kjo s’është lojë me harta
Propozimi i PS për ndryshimin e ndarjes territoriale, që parashikon kalimin e Rinasit, Bërxullës dhe Domjes nën administrimin e Bashkisë Tiranë, ka shkaktuar debate në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali, kritikoi mënyrën se si po trajtohet çështja, duke e cilësuar reformën si një vendim me rëndësi kombëtare. “Nuk është një lojë me harta. Kjo reformë ha demokracinë dhe zërin e banorëve”, deklaroi Zhulali, duke kundërshtuar propozimin e qeverisë. Sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zeneli, tha se Këshilli nuk po merr një vendim përfundimtar, por vetëm po jep mendimin e tij për propozimin e ardhur nga Kuvendi. “Relacioni është thjesht për mendim. Këshilli do të shprehet nëse është dakord apo jo me marrjen e këtyre tre territoreve”, u shpreh Zeneli. Këshilltari demokrat...
Burimi:
kohajone.com