Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Dëgjesa publike e zhvilluar në Rrajcë të Librazhdit, në kuadër të konsultimeve për Reformën e Re Territoriale është shoqëruar me debate dhe tensione, ndërsa një pjesë e banorëve kanë braktisur takimin në shenjë proteste. Takimi ishte parashikuar si një proces konsultimi me komunitetin për ndryshimet e mundshme në organizimin territorial dhe të ardhmen administrative të Bashkisë Prrenjas. Por diskutimet u përshkallëzuan pasi banorët kërkuan nga deputetët socialistë të zonës, Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, një qëndrim të qartë lidhur me variantet e propozuara të reformës. Banorët e Rrajcës shprehën shqetësimin se çdo ndryshim që do të çonte në shkrirjen apo riorganizimin e njësive vendore mund të ndikonte në ofrimin e shërbimeve publike, përfaqësimin e komunitetit dhe aksesin e qytetarëve në administratë. Gjatë diskutimeve, ata kërkuan...