No Image Available

Tensione në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, protestuesit qëllojnë me gurë policinë, efektivët përdorin ujin

foto TIRANË- Tensione janë regjistruar në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku një grup protestuesish kanë qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve të Policisë të vendosur në zonë. Pavarësisht numrit të vogël të protestuesve, situata është përshkallëzuar, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë për të shpërndarë grupin dhe për të larguar protestuesit nga bulevardi./ZËRI