Tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak/ Elbasani i hap rrugë bashkimit me Cërrikun dhe Belshin
KESHILLI BASHKIAK ELBASAN- Tensione, kundërshtime dhe përplasje fizike shoqëruan mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit ku në fund u miratua propozimi për riorganizimin administrativo-territorial të qarkut. Në momentet para votimit këshilltari i mandatuar nga PSD Erion Murataj kundërshtoi në mënyrë të prerë reformën dhe ndërhyri te aparaturat elektronike të sallës duke fikur disa prej tyre. Situata u tensionua më tej me largimin nga mbledhja të tetë këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe një këshilltari të Partisë së Lirisë. Pavarësisht kundërshtimeve mbledhja vijoi dhe propozimi u hodh në votim. Këshilli Bashkiak e miratoi me 26 vota pro dhe 2 kundër variantin që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me bashkitë Cërrik dhe Belsh. Vendimmarrja erdhi pas dëgjesave publike, ku morën pjesë 589 qytetarë. Sipas të dhënave të paraqitura gjatë...
Burimi:
zeri.ai