Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tension në Vlorë/ Përplasje e dhunshme në ‘Ujin e Ftohtë’, raportime për të plagosur
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë. Ngjarja ështe shënuar pranë vendit të njohur si “Rrapi”, në ambientet e një hoteli, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Përplasja ka eskaluar në dhunë me grushta, shkelma dhe sende të forta, ndersa raportohet se është përdorur edhe një mjet prerës, dyshohet thikë. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për persona të plagosur. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se katër persona jane shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes...