Tension në Dobraç/ Arrestohet 41-vjeçari që kërcënoi fqinjin me armë zjarri, i gjenden para,municion dhe armë në banesë

Tension në Dobraç/ Arrestohet 41-vjeçari që kërcënoi fqinjin me armë zjarri, i gjenden para,municion dhe armë në banesë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Serjan Jahja, i cili një ditë më parë kanosi me armë zjarri fqinjin e tij në fshatin Dobraç, duke shtënë me pistoletë. Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Serjan Jahja, 41 vjeç, për veprat penale: -“Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” -“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” -“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, sasi municioni luftarak si dhe shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, që dyshohen të...