Tension dhe dhunë! Grushta dhe sende të forta ndaj policisë, nis ndalimi i protestuesve

Tension dhe dhunë! Grushta dhe sende të forta ndaj policisë, nis ndalimi i protestuesve

Është tensionuar situata në afërsi të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa protestuesit dhe policia janë përplasur mes tyre. Disa protestues kanë hedhur sende të forta dhe kanë goditur uniformat blu, ndërsa efektivët po shoqëronin disa prej protestuesve, që më herët kishin hedhur sende të forta dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, protestuesit, pasi godasin një makinë që po kalon rrugën, përplasen edhe me policinë, pasi efektivët tentojnë të arrestojnë njërin prej tyre.