Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet këtë të premte për të vazhduar seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, pasi punimet u ndërprenë një ditë më parë, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë. Edhe gjysmë ore pas orës 14:00, kur ishte planifikuar vazhdimi i seancës, deputetët nuk u kthyen në Kuvend. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi ta shtyjë vazhdimin e seancës për të premten, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e deputetëve. “Kuvendi i vazhdon punimet të premten në orën 11:00. Nuk është serioze, gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po...