Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Tempulli i Apollonit, apo i Marsit në Shtyllas?
Misioni shqiptaro-gjerman zbulon themelet, me gjithë bazamentin, të tempullit të Shtyllasit. Gërmimet arkeologjike janë bërë pranë Apollonisë së Pojanit. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, Ornela Dyrmishi, thekson për mediet, se këto zbulime japin të dhëna me peshë për themelet e tempullit, si dhe kuptimin e situatave nga ndërtimi dhe deri në shkatërrimin dhe marrjen e blloqeve, nga Pashai i Beratit. Tempulli, prej nga edhe merr emrin fshati Shtyllas, është ndërtuar në vitin 480 para Krishtit dhe si i tillë, prej kohësh ka ndjellë kërshërinë e arkeologëve, kjo edhe për të zbuluar se cilës perëndi i kushtohej, Për këtë arsye, nisja e gërmimeve mendohet e një rëndësie të veçantë. Kolona verikale e mbetur prej tempulli të lashtë, me lartësi 6,83, cilësohet Monument Kulture i Kategorisë I....