Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Temperaturat shkojnë nesër deri në 44°C, të dielën ndryshon moti
E sotmja, dhe dita e nesërme, e shtuna janë ditët më të nxehta jo vetëm të kësaj jave, por edhe të muajit korrik. Meteorologët parashikojnë që termometri do të shënojë vlerën maksimale prej 44 gradë Celsius. Temperaturat përvëluese pritet të shfaqen në disa qarqe, si Berati, Elbasani, Fieri, por edhe Tirana. Krejt ndryshe do të jenë kushtet e motit ditën e diel, më 27 korrik. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat maksimale do të zbresin me gati 10 gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë se edhe ditët e fundit të korrikut do të jenë më të freskëta, me temperatura jo më shumë se 30...