Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa për parandalimin e zjarreve, stakohet energjia në disa linja
Në kushte të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë qarkun e Kukësit ditët e fundit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rajonal ka nisur një aksion për të shmangur rrezikun e zjarreve në kurorën e gjelbër të qytetit, ku shtrihen edhe linjat e tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë. Grupet e OSHEE-së po angazhohen në prerjen e degëve të pemëve të larta që ndodhen pranë linjave elektrike, me qëllim që të mos bien në kontakt me to, një faktor që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në kushte të nxehtësisë së lartë. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, është bërë e nevojshme...