Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Temperaturat e larta në Itali, 9 persona humbin jetën
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në Itali për shkak të valës së ashpër të të nxehtit që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Për të menaxhuar emergjencën, ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, njoftoi se duke nisur nga sot, 4 korrik 2025, do të jetë funksionale një “dhomë kontrolli” qeveritare. Në këtë strukturë emergjence do të bashkëpunojnë Departamenti i Mbrojtjes Shëndetësore, Departamenti i Mbrojtjes Civile, Departamenti i Parandalimit i Rajonit Lazio dhe agjencia INAIL (sigurimi për aksidentet në vendin e punës). Ndërkohë, sipas ANSA, vala përvëluese e të nxehtit vazhdon të “mbysë” qytetet italiane. Piku i saj pritet sot,...