Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ditën e sotme, 26 korrik, pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit. Për këtë arsye Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet. Kujtojmë se sot sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius maksimumi. Bëhet fjalë për zonën e Shëngjinit. Megjithatë sipas hartave të Ministrisë së...