Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

Vendi po përballet me të nxehtin ekstrem, që arriti kulmin ditën e premte me temperatura maksimale që shkojnë deri në 40 gradë. Si pasojë e rritjes së temperaturave fëmijët , të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë të predispozuar të kenë disa efekte shëndetësore . Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla për mbrojtjen nga moti i nxehtë dhe temperaturat e larta, ja cilat janë ato: 1.Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës. 2.Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10–15 ˚C më të larta. 3.Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një vend të freskët. 4.Jini të vetëdijshëm për rreziqet dhe qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare...