Temperaturat 37 gradë C në Tiranë! Si parashikohet moti për këtë fillim jave

Temperaturat 37 gradë C në Tiranë! Si parashikohet moti për këtë fillim jave

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Era me drejtim jugperëndim, juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/s. Deti – Valëzimi 2-3 ballë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv