Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Teliti: Mandati i Veliajt ka mbaruar, kërkojmë zgjedhje në bashkinë e Tiranës
👁4919
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti thotë se mandati i Erion Veliajt ka mbaruar dhe PD kërkon menjëherë zgjedhje në bashkinë e Tiranës. ”Një kryetar bashkie i cili mungon të paktën 3 muaj në detyrë këshillit bashkiak i lind e drejta për të kërkuar shkarkimin e tij. Mandati i Veliajt ka mbaruar. PD ka qenë e qartë, ne duam një orë e më parë zgjedhje në bashkinë e Tiranës”,-tha në ”Ora News”.