Zyrtare!!! Ja makina e 11-të që do të garojë në botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti 2026

Zyrtare!!! Ja makina e 11-të që do të garojë në botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti 2026

7 Mars 2025

18:08

Telesport

FIA ka dhënë zyrtarisht sot “dritën jeshile” për hyrjen e General Motors dhe Cadillac në Formula 1 duke nisur nga viti 2026. Gjigandi amerikan i automobilave ka marrë më në fund OK-in nga organizatorët e Botërorit, duke qenë makina e 11-të, një vendim që ishte thjesht një formalitet nga Liberty Media.
Formula 1 bën të ditur përmes një deklarate zyrtare se kërkesa e gjigantit General Motors për krijimin e një ekipi, Cadillac F1, për të hyrë në Botëror duke nisur nga sezoni 2026 është miratuar më në fund pas të gjitha vlerësimeve të nevojshme ekonomike, teknike dhe sportive.
“FIA dhe Formula 1 konfirmojnë se, pas përfundimit të vlerësimeve të tyre përkatëse sportive, teknike dhe komerciale, kërkesa nga General Motors dhe TËG Motorsports për të sjellë ekipin e Cadillac në Kampionatin Botëror të FIA Formula 1 nga viti 2026 është miratuar”, thuhet në komunikatë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente