Zyrtare: Ilir Daja rikthehet pas 13 vitesh te Dinamo, synimi është Europa!
11 Shtator 2024
17:15
Telesport
Nuk është më spekulim, por lajm zyrtar. Pasi largimit nga Ballkani, ku shkroi historinë e klubit kosovar, trajneri Ilir Daja tashmë është rikthyer në kampionatin shqiptar.
Daja ka firmosur me klubin Dinamo City, duke u rikthyer kështu pas plot 13 vitesh në ekipin ku dikur shpallej kampion Shqipërie. Tekniku ka zëvendësuar Dritan Mehmetin.
Synimet e Dinamo City janë të bëra publike me kohë: një vend në Kupat e Europës dhe titulli kampion, me trofeun e fundit të Superiores që është fituar pikërisht në kohën kur 57-vjeçari drejtonte Dinamon.
Daja vjen pas një aventure fantastike në futbollin e Kosovës, ku me Ballkanin ia doli të fitonte 3 herë titullin kampion, një kupë dhe një Superkupë. Ai gjithashtu arriti fazën e grupeve të Conference League.
Burimi