Zhegrova: Fadil Vokrri më bindi për 20 sekonda. Zemra më rreh për Kosovën, respekt ndaj Shqipërisë
11 Nëntor 2024
11:36
Alfred Lleshi
Edon Zhegrova në një rrëfim ekskluziv për “Klan Kosova” ka treguar se si e pranoi Kombëtaren e Kosovës. Ani se fillimisht e kishte kontaktuar Shqipëria, Zhegrova thotë se i mjaftuan pak sekonda për t’i thënë po Kosovës.
Megjithatë shtoi se mundësinë për te Shqipëria fillimisht e kishte lënë të hapur: “Në momentin kur Shqipëria më ftoi në kombëtare, ka ardhur trajneri Pannuci e më ka takuar në Belgjikë. Kemi qëndruar në të njëjtin restorant ku jemi takuar edhe me të ndjerin, legjendën Fadil Vokrri. Me kombëtaren e Shqipërisë e lashë mundësinë të hapur. Nuk i thashë as po dhe as jo Panuccit.
Pas një jave më ka kontaktuar i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri, dhe jemi takuar po të njëjtën restorant me babain dhe ish-menaxherin, kemi ngrënë darkë. Nuk ka zgjatur 15-20 sekonda e më ka pyetur Vokrri: A po don të luash për Kosovën. Dhe unë i kam thënë menjëherë po.
Siç e kam cekur edhe më parë, më ka rrahur zemra për Kosovën, aty e kam familjen dhe shoqërinë. E bëra këtë zgjedhje zemre, me gjithë respektin për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo janë”.
Burimi