Verstappen dominon në pistën e Austrisë, siguron “pole position” nr.40 në karrierë

Verstappen dominon në pistën e Austrisë, siguron “pole position” nr.40 në karrierë

Pas triumfit pak orë më garë në garën sprint, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Spielberg, i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1.
Kampioni i botës në fuqi dhe kryesuesi i këtij botërori, dha kohën 1’04”314, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai do ta ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me britanikun e McLaren, Lando Norris, që u rendit i dyti.
Në vendin e tretë u klasifikua piloti tjetër britanik George Russell me Mercedes. Ai përfitoi nga vendimi i komisarëve për të hequr kohën e Oscar Piastri me McLaren, që kaloi limitet e pistën (u rendit në vendin e shtatë).
Pas Russell u rendit piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, gjysmë sekondi më i avashtë se Verstappen. në këto prova zyrtare. Më pas u klasifikuan Lewis Hamilton me Mercedes (i pesti) e Charles Leclerc me Ferrari (i gjashti).
Vetëm i teti meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që la pas Nico Hulkenberg (Haas) dhe Esteban Ocon (Alpine). Të dielën, në orën 15:00 do të zhvillohet gara e Austrisë, e 11-ta e këtij sezoni të Formula 1.
Burimi