UEFA gjobit Shqipërinë për dy ndeshje! Ja kur pritet të dalë vendimi mbi Çekinë

UEFA gjobit Shqipërinë për dy ndeshje! Ja kur pritet të dalë vendimi mbi Çekinë

15 Tetor 2024

22:14

Telesport

Te tjera gjoba per Shqipërinë pas ndeshjeve te kombetares te luajtura ne shtatur. Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri – Gjeorgji (10 shtator 2024).
Sakaq, priten te dalin ne fund te muajit gjoba ose/dhe skualifikimi i fushes per Çekine pas ngjarjes se turpshme ne stadiumin e Prages me thirrje raciste dhe flamujt kokeposhte dhe me shenjen “x” por edhe flamuri serb me harten e Kosoves.
Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushëTë gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.
Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.
Burimi