Tyson Fury mesazh Usyk: Bëhu gati, gjithnjë i kam fituar me KO revanshet
6 Nëntor 2024
13:59
Telesport
Më 21 dhjetor, fansat e boksit do të shijojnë për të dytën herë përballjen mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Tyson Fury, ne revanshin e pshave të rënda që do të zhvillohet në Riad të Arabisë.
Fury është i njohur për mjeshtërinë e tij të taktikave psikologjike, ndaj i ka dërguar një tjetër mesah kampionit të botës. Ai nuk e ka kapërdirë ende humbjen e parë në karrierë, ndaj është fokusuas vetëm në fitoren e sfidës së ardhshme.
“Duhet ta lëmë pas vetes atë që ndodhi në ring në maj. Duhet të jem pak më i përqendruar dhe pak më i zgjuar për të arritur fitoren”, tha Fury. Për të nuk është hera e parë që duelon dy herë të njëjtin kundërshtar.
Britaniku mposhti me KO në revansh Deontay Wilder, duke u rikthyer asokohe kampion bote. “Unë gjithmonë përfundoj duke i mundur rivalët në revansh. Me këdo që jam përballur kam përfunduar duke i mundur me KO në revansh“, tha Fury.
“Unë besoj se është koha ime këtë herë. Besoj se të gjitha gjërat që ndodhin, negative apo pozitive, janë mësime. Ajo që ne dimë të bëjmë më mirë është të hyjmë atje në ring dhe të duelojmë”, u shpreh Tyson Fury.
Burimi