Tragjike! Boksieri ndërron jetë 6 ditë pasi fitoi titullin kampion në WBA dhe theu rekordin e Mike Tyson

Tragjike! Boksieri ndërron jetë 6 ditë pasi fitoi titullin kampion në WBA dhe theu rekordin e Mike Tyson

29 Dhjetor 2024

15:28

Telesport

Vetëm gjashtë ditë pasi fitoi titullin kampion bote në peshën e lehtë, në kategorinë WBA Gold, familja dhe menaxheri njoftuan vdekjen boksierit portorikan Paul Bamba, 35 vjec.
Tragjedia ndodhi 6 ditë pas fitores që Bamba arriti ndaj Rogelio Medina. Kjo fitore i lejoi boksierit portorikan të thyejë rekordin e 14 dueleve të fituara të gjitha me KO brenda nja viti, rekord që mbahej nga Mike Tyson.
“Ai ishte një konkurrent i ashpër, por me vetëbesim, me një ambicie të pandalshme për të arritur madhështinë. Më shumë se çdo gjë, ai ishte një individ i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë me vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e publikuar nga familja.
Megjithatë asnjë nuk e sqaron shkakun e vdekjes. Gjatë karrierës së tij, Bamba kishte 19 fitore, 18 prej të cilave ishin nokaut dhe 3 humbje. Nga këto 14 në vitin 2024, por të gjitha të marra kundër kundërshtarëve modestë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente