“Tek Interi shkova për rolin e Brozovic, kurse këtu në kombëtare… Kvaratskhelia? Ta mbrojmë me dy lojtarë”

“Tek Interi shkova për rolin e Brozovic, kurse këtu në kombëtare… Kvaratskhelia? Ta mbrojmë me dy lojtarë”

9 Shtator 2024

19:07

Telesport

Të gjitha biletat e ndeshjes së Shqipërisë me Gjeorgjinë (Air Albania, nesër, ora 20:45) janë shitur. Tifozët kuqezi do ta mbushin stadiumin plot dhe lojtarët janë të vetëdijshëm për besimin e madh që kanë fituar.
Mesfushori Kristjan Asllani këtë pasdite foli në konferencën për shtyp para ndeshjes, gjatë së cilës shprehur se objektivi i skuadrës janë pikët në grup. “Jemi të lumtur që i kemi të gjithë tifozët në stadium. I falenderojmë shumë! Gjeorgjia është një skuadër e madhe dhe po rritet. E pamë dhe në Europian. Ta harrojmë ndeshjen me Ukrainën. Duhet të fokusohemi në këtë ndeshje”.
“Jemi shumë mesfushorë, patjetër, por unë ndihem mirë me të gjithë. Objektivi është të fitojmë sa më shumë pikë. Pozicioni? Kam luajtur disa herë përpara mbrojtjes. Këtu luaj pak më përpara, sepse Ramadani luan përpara mbrojtjes. Jam rritur shumë ndeshje pas ndeshjeje”.
“Probleme me Manajn? Absolutisht jo, jemi shokë. Jemi tallur shumë për atë aksion që u bë. Janë gjëra që ndodhin në fushë dhe i kërkova falje. Doja të gjuaja unë, kështu edhe ai. Është normale. Ai është sulmues dhe për sulmuesin goli është i rëndësishëm”.
“Inzaghi patjetër që i sheh ndeshjet e mia me kombëtaren. Unë kam shkuar atje për rolin e Brozoviç. Këtu po bëj rolin ofensiv. Mund të ndihmoj me asiste dhe gola. Kvaratskhelia? Kam luajtur kundër tij. Ai është lojtar shumë i fortë. E respektojmë dhe duhet ta kemi kujdes. Duhet ta dublojmë”.
Burimi