Taremi: Zgjodha pa hezitim Interin, refuzova oferta nga Premier League, Serie A dhe një top-klub i La Liga-s
Mehdi Taremi, sulmuesi i cili do të jetë lojtar i Interit nga 1 korriku, foli me gazetarin iranian Hatam Shiralizadeh rreth zgjedhjes së tij për t’u veshur zikaltër, duke nisur megjithatë nga arsyet që e shtynë atë t’iu thotë lamtumirë “Dragonjve”: “Unë kisha vetëm një qëllim, të takohesha me drejtuesit e Portos për zgjatjen e kontratës. Kërkova diçka dhe ata më thanë ‘jo’. Ky ishte fundi i historisë me ta. Unë iu thashë atyre se deri në fund të jetës sime do të mbetesha tifoz i Portos”.
A je gati për aventurën e re në Itali?Tek Interi, kushdo që luan duhet të jetë lojtar i nivelit më të lartë. Në këtë skuadër duhet të synosh të jesh top-lojtar. Disa oferta nuk kërkojnë shumë reflektim dhe ti i pranon ato menjëherë. Kam pasur një bisedë të shkurtër me Simone Inzaghi, ai kishte mendim të mirë për mua. Më ftoi t’i bashkohesha tek Interi.
A ju kanë ardhur oferta nga Arabia Saudite?Unë kurrë nuk kam marrë në konsideratë propozime si ai i Al Hilal, ose të tjera nga rajoni arab. Gjithmonë kërkoj mundësi për t’u rritur dhe për t’u bashkuar me ekipe më të forta. Disa klube në Evropë kanë shprehur interes, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ofertë. Oferta zyrtare, para se të pranoja Interin, mora nga 3-4 klube në Angli, 2-3 klube në Itali dhe një nga klubet më të mira në Spanjë.
Çfarë mendoni për Conceiçao?Ai është një trajner shumë i mirë për nga teknika, taktika dhe analiza, shumë kërkues në stërvitje.
Cilin numër do të marrësh tek Interi?Nëse 99 është i lirë, unë mund ta marr atë. Lojtari më i mirë në histori është Ronaldo Nazario. Ai është modeli im. Do të jem në Itali pas dy javësh.
Burimi