Sylvinho, Zabaleta, Manchester City dhe një algoritëm për nacionalizimin e shqiptarëve
Sylvio Mendes, i njohur më mirë si Sylvinho, trajner i Shqipërisë, dhe ndihmësi i tij Pablo Zabaleta nuk kanë të përbashkët vetëm një miqësi të madhe me Leo Messin. Ata u takuan edhe te Manchester City në vitin 2010. Një marrëdhënie e shkëlqyer lindi në Angli, që tashmë i ka bërë të ndajnë stolin në një projekt ekzotik në krye të kombëtares shqiptare nga janari 2023.
Kështu shkruan gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” në prag të përballjes mes kombëtares iberike dhe kuqezinjve, në grupin B të “Euro 2024”. Më tej, kjo media shkruan: “Objektivi që ata si staf teknik i vendosën vetes ishte ambicioz: kombëtarja ballkanike të avanconte në nivel ndërkombëtar dhe të ishte në gjendje të ndeshej me më të mirët. Atyre iu ofruan të gjitha lehtësitë, burokratike dhe teknologjike. Federata supozoi se në një vend që nuk arrin 2.8 milionë banorë ishte e vështirë të arriheshin piketa të mëdha në futboll.
Kjo është arsyeja pse projektuan, nëpërmjet departamentit të skautingut, opsionin e gjurmimit të panoramës së futbollit botëror përmes një algoritmi që iu ofronte të gjithë lojtarët me rrënjë shqiptare dhe, rrjedhimisht, potencial për t’u veshur kuqezi. Nga aty kapën Iván Balliun, një mbrojtës katalanas që luan për Rayo Vallecano, i cili u zbulua se kishte një stërgjysh me rrënjë në Shqipëri. Ata i ofruan të luante me ta dhe anësori pranoi.
Pa shkuar më tej, 19 futbollistë të kombëtares shqiptare kanë lindur jashtë vendit. Përveç Balliut, në grup bëjnë pjesë edhe lojtarë të lindur ose rritur në Greqi, Suedi, Itali, Kosovë, Gjermani, Maqedoninë e Veriut, Ish-Jugosllavi”.
Burimi