Sylvinho: “Nuk ndihemi inferiorë, po ndërtojmë historinë tonë dhe po rritemi. Në fushë jo për barazimi, smund të krahasohemi…”

Sylvinho: “Nuk ndihemi inferiorë, po ndërtojmë historinë tonë dhe po rritemi. Në fushë jo për barazimi, smund të krahasohemi…”

Trajneri Sylvinho ka folur sot nga Praga mbi duelin që Shqipërinë e tij e pret ndaj Çekisë sa i përket ndeshjes së vlefshme për Ligën B, grupi 1, i Ligës së Kombeve. Braziliani u shpreh direkt duke vendosur duart perpara mbi vlerat e rivalit:
Veshtiresia – “Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione loje shumë të mira te kundershtari, ka mesfushorë të mirë, por vijmë të luajmë futbollin tone, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ndaj do të japim më të mirën.”
“Kjo është jeta e një trajneri duke menduar dhe punuar. Kemi dy transferta dhe kemi pak kohë për tu përgatitur për ato, por jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur seanca videosh dhe analizash, por jemi të bindur që do të japim më të mirën”, tha Sylvinho.
Mungesat në sulm- “Po flasim për sulmues me numer 9 sigurisht. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj u shfaq i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje.
I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë pasi është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi”.
Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë”.
Si na sheh Çekia – “Per sa i perket kundershtarit, shpesh flasim shpesh per ta, sepse jane ne nivel te larte. Eshte e drejte qe edhe ata dallojne kete te ne, sepse jemi rritur jashte mase kohet e fundit por duhet ende te rritemi dhe shume shume… Po bejme nje rrugetim te rendesishem dhe kemi futbollistë të fortë dhe te rendesishem.
Ndoshta shohim nje ndeshje te bukur. Ata jane gati, jane mesuar te bejne shume ndeshje, fitojne, shojne ne Europian, Boteror, Europian, Boteror dhe dihet tashme. Nuk eshte ndjesi inferioriteti aspak dhe sbej krahasime me Çeki, Ukraine, Poloni, Ukraine, Itali apo Spanje. Çdokush ka nje histori, ne duhet te ndertojme historine tone”.
Goli kundër Spartës në Pragë para 24 viteve – “Ka pasur emocione, ndeshje e bukur. Koha kalon shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim për ta jetuar dhe për të bërë mirë. Ka qenë kohë e bukur tani që e kujtoj. E njoh trajnerin kundërshtar, është i mirë. Të dy do donim të ishim në fushë, por jemi pak të vjetër për atë gjë“, e mbylli konferencën Sylvinho.
Burimi