Superliga e Boksit! Arabia kërkon të krijojë Ligën e re, gati të investojë shumën marramendëse

Superliga e Boksit! Arabia kërkon të krijojë Ligën e re, gati të investojë shumën marramendëse

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) është në bisedime me personazhe të shumtë të boksit për një marrëveshje prej 4 miliardë dolllarësh. Ai synon krijimin e një ligë të re, duke riformuar potencialisht peizazhin konkurrues të sportit. “PIF po kërkon të investojë në një sipërmarrje të përbashkët me disa nga palët e interesuara të sportit që do të shfaqte më shumë ndeshje boksi”, shkruan Reuters.
Një pjesë e vogël e promovuesve kryesorë, duke përfshirë Matchroom Boxing dhe Golden Boy Promotions, janë përfshirë në diskutimet që mund të rezultojnë në një marrëveshje që vlerësohet midis 4 deri 5 miliardë dollarëve. PIF dëshiron të krijojë një sipërmarrje që do të bashkonte organizatorët e sportit kryesor, në të cilën do të merrte një pakicë të aksioneve.
Protagonist i kësaj Lige boksi është Turki al-Sheikh, një këshilltar i afërt i princit të kurorës Mohammed bin Salman. Ai ka qenë shumë i përfshirë në sektorin e sportit dhe është kryetar i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit Saudit dhe është duke mbikëqyrur diskutimet përfundimtare rreth një marrëveshjeje të mundshme, që kanë rreth një muaj që kanë nisur.
Personat e përfshirë refuzuan të komentojnë një marrëveshje të tillë. Aktualisht, sporti i dorezave përbëhet nga 4 organizata boksi duke përfshirë Këshillin Botëror të Boksit (WBC), Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBF), Shoqatën Botërore të Boksit (WBA) dhe Organizatën Botërore të Boksit (WBO), të cilat secila kanë rregullat e veta për rripat e kampionatit.
Arabia Saudite ka derdhur miliarda dollarë në sport. Boksi është sporti më i fundit për të tërhequr investime të mundshme nga PIF, pas marrëveshjeve të golfit, Formula 1 dhe futbollit. Fondi gjithashtu ka konsideruar një investim në një ligë të re çiklizmi, ka raportuar Reuters.
Burimi