Statistikat e UEFA-s: Kush është lojtari me më shumë pasime të sakta në kombëtaren shqiptare?

Statistikat e UEFA-s: Kush është lojtari me më shumë pasime të sakta në kombëtaren shqiptare?

UEFA ka hartuar një përmbledhje me detaje teknike për Kampionatin Europian në Gjermani, ku kombëtarja shqiptare luajti tri ndeshje për t’u mbajtur mend. FSHF ka postuar statistikat kryesore për skuadrën tonë kuqezi, për të kuptuar disa specifika tona:
Mesatarja e mbajtjes së topit nga kuqezinjtë (të trija ndeshjet bashkë) ishte 35 %. Vlen të theksohet se mesatarja më e lartë e mbajtjes së topit u regjistrua në sfidën ndaj Spanjës 42%, ndërsa më e ulëta ndaj Italisë 32%.
Për pasimet e tentuara, mesatarja është 363 për ndeshje. Sërish vlera më e lartë është arritur në duelin ndaj Spanjës me 407 pasime, ndërsa më e ulëta në duelin ndaj Kroacisë 311. Mesatarja e saktësisë së pasimeve është 83%.
Shqipëria renditet në vendin e katërt nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Europian për pasimet e gjata të sakta, me 44 të tilla. Mesatarja e kilometrave të përshkuar nga ekipi është 115.8 km.
Vetëm 5 lojtarë i kanë luajtur të gjitha minutat në Europian dhe ata janë Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani.
Kristjan Asllani është lojtari kuqezi me numrin më të lartë të pasimeve kyçe, 8. Gjithashtu, Asllani ka tentuar numrin më të lartë të pasimeve, 175, dhe ka një saktësi prej 86%, ndërsa lojtari me saktësinë më të madhe të pasimeve është Berat Gjimshiti (89%).
Burimi