Sinqeriteti i Ramadanit: “Sulmuesi i Çekisë është i gjatë, duhet ta mbulojmë dy veta”
13 Nëntor 2024
16:12
Telesport
Ylber Ramadani sot vlerësoi kundërshtarët e radhës që kombëtarja shqiptare ka në ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Nations League. Mesfushori kuqezi theksoi se fokusi fillimisht është te ndeshja e radhës ndaj Çekisë.
“Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Europian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Nuk do të jetë e lehtë pasi janë kundërshtarë të fortë. Çekia është skuadër fizike, por ne jemi duke u përgatitur”.
“Vendi i parë në grup? Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshjeje. Unë mendoj që presion kemi gjithmonë, por ne e dimë si ta menaxhojmë dhe e dimë si duhet të luajmë me Çekinë”.
“Sa e vështirë është të luash ndaj Çekisë? Sulmuesi i Çekisë është i gjatë dhe duhet ta mbulojmë dy veta. Ashtu e pësuam golin e parë në Çeki, janë skuadër shumë fizike. Duhet ta menaxhojmë shumë mirë sulmuesin e tyre. Çfarë duhet të ndryshojmë nga ndeshja e parë? Mendoj që duhet të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje”.
Burimi