Sinner luan e fiton si “numri 1” në fushat me bar, korr suksesin e parë në turneun e Halle
👁2161
24 Qershor 2024
9:29
Telesport
Në turneun e Halle, në Gjermani, tenisti italian Jannik Sinner ka dalë fitues, duke mundur 2-0 (7-6, 7-6) në finale polakun Hubert Hurkacz. Ky është triumfi i parë i Sinner si “numri 1” në botë.
Ky turne u zhvillua në fushat me bar, ku do të luhet për gait një muaj deri në grand slam të Wimbledon. Falë 500 pikëve të fituara këtu, tenisti italian thellon edhe më shumë diferencën në renditje me Carlos Alcaraz, i dyti.
Një tjetër turne 500 që u mbyll ishte ai i “Queen’s”, në Londër, ku fitues doli tenisti amerikan Tommy Paul. Në finale ai mposhti 2-0 (6-1, 7-6) italianin Lorenzo Musetti, duke korrur suksesin e parë sezonal.
Burimi