Shakohoxha: “Trajneri i kombëtares donte të shkonte në banjo dhe shkuam në lokal. Stadiumet ishin skandal”
17 Tetor 2024
17:21
Telesport
“Më thuaj një gjë të mirë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në 20 vitet e fundit”. Kjo ishte një nga pyetjet më pikante të fansave tanë gjatë podkastit me Dritan Shakohoxhën në VERSUS.
Ish-komentatori i njohur sportiv u përgjigj gjerësisht, duke pranuar se punë të mira janë bërë plot, por krahasimet me periudhat e tjera janë të gabuara.
“Enver Hoxha, kur donte të krenohej për rritjen ekonomike të vendit, e krahasonte kohën e tij me periudhën e para viteve ’30. Kjo nuk është e logjikshme”.
“Mbaj mend kur ish-trajneri i kombëtares, Ari Haan, donte të shkonte në tualet dhe dolëm nga stadiumi për të gjetur një lokal. Gjërat kanë ndryshuar, por jo për meritën e dikujt. Është koha ajo që sjell ndryshimin, jo individi”, u shpreh Shako.
Burimi