Shakohoxha: “Muçi është tepër i urtë, por duhej të fitonte një mundësi nga Sylvinho”

Shakohoxha: “Muçi është tepër i urtë, por duhej të fitonte një mundësi nga Sylvinho”

15 Tetor 2024

17:28

Telesport

Sipas Dritan Shakohoxhës, Ernest Muçi është lojtari më i pafat gjatë epokës Sylvinho, sepse nuk i është dhënë mundësia të tregojë veten me fanellën e kombëtares shqiptare.
I ftuar në podkastin “Versus” në Telesport, ai theksoi se mesfushori do të ishte titullar thuajse kudo në Europë, nëse do të kishte pak më shumë besim nga trajneri.
“Muçit nuk i është dhënë mundësia. Ai është lojtar i shkëlqyer. Kur nuk luan dy ndeshje te Besiktas, nuk duhet ta kryqëzojmë, por t’i japim krah. Ai është tepër i urtë, më shumë sesa duhet, i edukuar dhe i shkolluar. Ndoshta nuk duhej të ishte kaq i butë, por ka cilësi”.
“Sipas meje, ai do të ishte titullar në shumicën e kombëtareve europiane. Të vetmet përjashtime mund të ishin skuadra si Gjermania, Spanja dhe këto të tjerat që janë TOP, por realisht që e meriton t’i jepet koha e duhur”.
Burimi