“Risitë dhe disa pista në favor do të jenë çelësi i rikthimit të Ferrari te fitorja”
Që pas garës së fituar në Montekarlo, makina Ferrari ka humbur shkëlqimin e pjesës së parë të sezonit. Kjo vërtetohet nga shifrat, 89 pikë më pak të fituara karshi Mercedes, që ka fituar tri gara, dy me Hamilton dhe 1 me Russell. Gjithsesi, drejtori sportive Frederic Vasseur është optimist pas garës së fundit në Belgjikë.
“Nëse pas 44 xhirosh në pistën e SPA përfundon 10 sekonda pas fituesit, do të thotë se ritmi është i mirë. Jam mjaft i kënaqur me performancën e përgjithshme, por pak i zhgënjyer me pozicionin”, tha Vasseur.
“Nëse jeni në gjendje të rregulloni një problem të vogël ose të bëni hapa të vegjël përpara me konfigurimin bën një ndryshim të madh për sa i përket renditjes. Ky është ndoshta aspekti pozitiv i kampionatit sot, me 6 pilotë që janë brenda 10 sekondave në fund të garës”, tha shefi i “kokëkuqes”.
Vasseur konfirmon ardhjen e përditësimeve pas pushimit: “Rregullimi i kërcimit do të ishte një hap përpara në performancë. Po shtyjmë si dreq për të sjellë diçka të re dhe do ta bëjmë sa më shpejt. Ne jemi të nxitur nga përfitimet e performancës që mund të marrim me pak më shumë forcë. Përmirësimi i këtyre mjeteve është një ushtrim i mirë”.
“Është gjithnjë e më e vështirë të kërkosh për të dhjetën e fundit të sekondës dhe është njësoj për të gjithë. Ne duhet të përshtatemi me faktin se kërcimi është çelësi, sepse nuk ka të bëjë thjesht me performancën, por me besimin e pilotëve. Tani vijnë disa pista të mira për ne dhe besojmë në të tjera fitore”, tha Vasseur.
Burimi