Renditja e FIFA-s, Kosova dhe Shqipëria ngjiten lart! 10 vendet e para nisin me Argjentinën
24 Tetor 2024
16:16
Telesport
Skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur me ndeshjet e fundit në Nations League. Ekipi dardan ka përparuar me tri pozicione në renditjen e përditësuar sot nga FIFA.
Fitorja ndaj Lituanisë dhe Qipros bën që Kosova ta shohë veten në vendin e 101-të me 1218 pikë, pra duke shënuar një rritje me 13 pikë më shumë krahasuar me renditjen e fundit.
Ky është pozicioni më i lartë që Kosova ka marrë ndonjëherë (bazuar në numrin e pikëve). Shqipëria, ndërkohë, gjendet në vendin e 67-të me 1379 pikë, dy më shumë sesa herën e kaluar.
10 vendet e para në renditjen totale nuk kanë ndryshime. Argjentina, kampione bote, mbetet e para. Vendi i dytë i takon Francës, ndjekur nga Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Portugalia, Holanda, Italia dhe Kolumbia.
Burimi