Redi Jupi: “Hysaj ishte më i miri në fushë, por e pengon problemi me klubin”
15 Tetor 2024
17:33
Telesport
Redi Jupi mendon se kombëtarja shqiptare ndryshoi totalisht në ndeshjen me Gjeorgjinë dhe kjo nuk ishte merita e një lojtari të caktuar, por e gjithë skuadrës.
“Mendoj se fitorja në Gjeorgji nuk ishte çështja emrash dhe skeme, por vetëm angazhimi i lojtarëve në fushë, gjë që nuk e pamë me Cekinë, por vetëm me Gjeorgjinë”, u shpreh Jupi në “Procesin Sportiv”.
Kushdo që të luante dje do të performonte mirë. Për këtë të jeni të sigurt. Edhe nëse Daku do të luante para Tucit, sërish mirë do të ishte, sepse grupi po funksiononte. Hysaj ishte më i miri në fushë për ne në ndeshjen e kaluar, më i miri në mesin e të dobëtëve domethënë”.
“Ai nuk luajti këtë ndeshje vetëm se nuk përballon dot fizikisht dy ndeshje radhazi, sepse aktualisht është pa ekip”, shtoi analisti i mirënjohur sportiv.
Burimi