Përcaktohen çerekfinalistët e parë të Australian Open, avancojnë të gjithë pretendentët

Përcaktohen çerekfinalistët e parë të Australian Open, avancojnë të gjithë pretendentët

19 Janar 2025

12:24

Telesport

Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para të raundit të katërt të grand slam-it të Australian Open në tenis. Të gjithë tenistët më të mirë dhe pretendentë për trofe kanë avancuar më tej.
Spanjolli Carlos Alcaraz përfitoi nga tërheqja e Jack Draper në fund të setit të dytë (7-5, 6-1) dhe avancon më tej. Kualifikohet edhe gjermani Alexander Zverev, numri 2 në botë, që mundi 3-1 Ugo Humbert.
Në çerekfinale shkon edhe serbi Novak Djokovic, 10 herë fitues i këtij turneu, që mundi 3-0 Jiri Lehecka. Neë bilete par në tetëshe siguroi edhe amerikani Tommy Paul, që mundi 3-0 Alejandro Davidovich Fokin.
Te femrat, numri 1 në botë, Aryna Sabalenka e Bjellorusisë, mundi 2-0 (6-1, 6-2) Mirra Andreeva. Kualifikohet në çerekfinale edhe Coco Gauff e Amerikës si dhe spanjollja Paula Badosa e Anastasia Pavlyuchenkova e Rusisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente