“Objektivi i parë u arrit, do të përpiqemi ta mbyllim fazën e grupeve pa humbje”

“Objektivi i parë u arrit, do të përpiqemi ta mbyllim fazën e grupeve pa humbje”

24 Qershor 2024

8:34

Telesport

Me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në Grupin F, skuadra e Portugalisë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2024. Sulmuesi i Portugalisë, Cristiani Ronaldo u shpreh për paraqitjen e kombëtares në këtë turne.
“Kryesojmë grupin dhe jemi të lumtur që deri më tani gjërat kanë shkuar mirë. Ndaj Turqisë luajtëm një ndeshje të mirë. Bëmë pikërisht atë që na kërkuan drejtuesit. E dinim saktësisht se me çfarë lloj skuadre do të përballeshim, por e kontrolluam ndeshjen nga fillimi në fund. Shënuam tre gola dhe mund të kishim shënuar më shumë”, tha CR7.
“Objektivi ynë i parë është arritur, tani le të përdorim çdo moment të ndeshjes së radhës për t’u përgatitur më mirë për pjesën tjetër të kompeticionit”, tha më tej sulmuesi portugez, që s’ka shënuar ende në Europian.
“Ne do ta përballojmë ndeshjen e radhës pikërisht ashtu siç u përballëm me dy të parat, duke u përpjekur të fitojmë dhe ta mbyllim pa humbje fazën e grupeve. Duhet të përmirësohemi dhe të kalojmë në fazën e 16-të më të përgatitur se sa jemi tani”, tha Cristiano Ronaldo.
Burimi