“Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë”, Conte prezantohet te Napoli: Ja çfarë premtoj

“Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë”, Conte prezantohet te Napoli: Ja çfarë premtoj

Antonio Conte është prezantuar si trajneri i ri i Napoli-t.
“Është hera e parë që më prezantojnë në këtë mënyrë, kështu që ka edhe pak emocione pavarësisht disa vitesh karrierë në botën e futbollit.
“Unë ju falënderoj. Sigurisht që falënderoj Napolin, sepse zakonisht jap diçka para se të marr. Këtu ndodhi e kundërta, kaq shumë entuziazëm, kaq shumë dashuri. Tani gjithçka që duhet të bëj është të kthej mbrapsht nderin”.
– Keni ndonjë premtim për napolitanët? Çfarë identiteti do të kërkoni nga Napoli juaj?
“Ajo që mund të premtoj është serioziteti, një fjalë që shpesh nënvlerësohet.
“Tifozi duhet të njohë veten në ekipin e tij, objektivi ynë maksimal është ta bëjmë tifozin krenar për lojtarët e tij, për futbollin e luajtur. Kur bëhet fjalë për fanellat e djersitura, ju e dini mirë që në futboll ka fitore dhe humbje.
– A keni një strategji për të arritur objektivat tuaja menjëherë?
“Napoli është një vend i rëndësishëm, me pasion. Ishte dhe do të mbetet i tillë përtej lojtarëve, trajnerëve dhe pronarëve. Pasioni për futbollin dhe për ekipin është një veçanti e madhe.
“Nga ana jonë do të përpiqemi ta ushqejmë këtë pasion, sepse tashmë është aty. Këtu ka një zjarr të madh, ndoshta ta bëjmë të gjithë së bashku të rritet edhe më lart, të përpiqemi të arrijmë objektivat tanë”.
Burimi