“Nuk kam asnjë sekret”, Fullkrug: Ja si e fitojmë Europianin
Mund t’i mungojë një dhëmb, por çfarë force e natyrës është Niclas Füllkrug?
Sulmuesi punëtor i Borussia Dortmundit dhe i kombëtares gjermane ka fituar vazhdimisht vlerësime që nga fillimi i Kampionatit Europian: dy gola në tre ndeshje (kundër Skocisë dhe Zvicrës) dhe gjithmonë aktivizohet nga stoli gjatë ndeshjes.
Goli më me peshë ishte ai në minutën e 92-të kundër zviceranëve (1-1) që i lejoi Gjermanisë të kalonte në raundin e 1/8-ave si lider i i grupit A.
Megjithatë, kur përshkruan momentin e tij madhështor në kombëtare, Füllkrug ka qëndruar gjithmonë i përulur dhe i sinqertë ndaj vetes:
“Nuk kam asnjë sekret. Nuk jam mësuar të nis nga stoli te Borussia Dortmundit, por është e rëndësishme të sjell energji në fushë”, duke vazhduar në fazën tjetër me ekipin e trajnerit Nagelsmann.
“Nuk ishte një gol që na shpëtoi nga eliminimi, por na ndryshoi rrugën. Në parim do të kemi kundërshtarë më pak të fortë se nëse do të kishim dalë të dytët.
“Sidoqoftë, çdo skuadër ka pikat e veta të forta dhe nëse duam të bëhemi kampionë të Europës, duhet t’i mundim të gjithë. Por duhet të shikojmë veten”, shpjegoi 31-vjeçari gjerman për Marca.
Burimi