Norris akuza Verstappen: Jam i zhgënjyer, nuk kam më respekt për atë nëse s’pranon gabimin

Norris akuza Verstappen: Jam i zhgënjyer, nuk kam më respekt për atë nëse s’pranon gabimin

Incidenti mes Max Verstappen dhe Lando Norris 7 xhiro nga fundi i garës në Austri, që hodhi “KO” pilotin britanik të McLaren ka krijuar mjaft polemika në Formula 1. Norris nuk është përmbajtur dhe ka folur me tone të ashpra ndaj 3 herë kampionit të botës, që sipas tij ishte shkaktar i aksidentit.
“Nuk di çfarë të them, jam shumë i zhgënjyer. Kam pasur një garë të shkëlqyer, prisja një betejë të ashpër me Max, por të drejtë. Është e vështirë të pranosh atë që ndodhi. Nuk kam bërë asnjë gabim”, u shpreh Lando Norris, që u detyrua të tërhiqej nga gara pak xhiro nga fundi.
Gjatë kontaktit, ai dëmtoi gomën, duke humbur një mundësi të mirë për ta fituar garën. “Tani po shikoj përpara për garën e radhës në shtëpinë sime, në Silverstone. Ka rregulla: Nuk mund të lëvizësh në pistë si të duash në një duel të drejtpërdrejtë”, tha Norris.
Duke komentuar më tej duelin me Verstappen, piloti britanik tha: “Ai e bëri atë spostim tri herë dhe herën e tretë ne u përplasëm. Kam humbur shumë më tepër se ai! Bëra maksimumin, nuk mjaftoi, por nuk e fajësoj veten. Unë bëj timen, por ka rregulla që duhen zbatuar”.
“Nëse do të jemi akoma miq? Varet se çfarë thotë ai. Nëse Max nuk e pranon se ka gabuar, ai do të humbasë respektin tim. Nëse në vend të kësaj ai pranon se ka bërë diçka marrëzi dhe ka gabuar, do të jetë ndryshe”, u shpreh Lando Norris, që këtë sezon ka fituar një garë.
Burimi