Një gjyqtar francez do të vendosë drejtësi në sfidën e kombëtares kuqezi në Pragë

Një gjyqtar francez do të vendosë drejtësi në sfidën e kombëtares kuqezi në Pragë

8 Tetor 2024

12:23

Telesport

Një gjyqtar francez do të vërë drejtësi në ndeshjen e Nations League mes Republikes Çeke dhe Shqipërisë. Sfida do të zhvillohet më 11 tetor, ora 20:45 në Pragë.
41-vjeçari Benoit Bastian do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës, që do të shoqërohet nga patriotët e tij Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Gjyqtari i katërt do të jetë Thomas Leonard.
Kjo është hera e parë që Benoit Bastian gjykon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai është prej 10 vitesh gjyqtar i FIFA-s dhe bëhet fjalë për një emër me përvojë në arenën ndërkombëtare.
Sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet me interes, pasi do të përballen dy kombëtare që synojnë kreun e grupit.
Burimi