“Nëse do të isha Giuntoli…”, legjenda e Gjermanisë këshillon Juven: Por do të duhen shumë para
👁2387
23 Qershor 2024
15:25
Denis Hakanaj
Një këshillë për merkaton ka ardhur për Juventus-in nga një legjendë e futbollit gjerman.
Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, Andy Moeller, ish-lojtar edhe i Juventus-it në fillimet e viteve ’90, ka thënë:
“Po të isha drejtori sportiv i Juvens, unë do të merrja Florian Wirtz. Megjithatë, do të duheshin shumë para. Në vitet ’90 mund t’ia lejonte vetes, ndërsa sot e ka më të vështirë”.
Burimi