Në Barcelonë gara e fundit sezonale që vendos titullin, Jorge Martin synon të zbresë Bagnaia nga froni

Në Barcelonë gara e fundit sezonale që vendos titullin, Jorge Martin synon të zbresë Bagnaia nga froni

15 Nëntor 2024

12:14

Telesport

Këtë fundjavë në pistën e Montmelo, në Barcelonë, do të zhvillohget gara e fundit sezonale e botërorit në MotoGP. Një garë ku do të vendoset edhe emri i pilotit kampion bote.
Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, ka 24 pikë avantazh ndaj italianit të Ducati zyrtar, Francesco Bagnaia. Ndërkohë që, mes garës sprint të së shtunës dhe asaj të së dielës duhet të ndodhë një mrekulli që të triumfojë Bagnaia (janë 37 pikë në lojë).
Madje Jorge Martin mund të shpallet kampion bote që të shtunën nëse arrin t’i “rrëmbejë” dy pikë rivalit italian. Bagnaia, kampion bote në dy sezonet e fundit, ka fituar më shumë gara këtë sezon, por kjo s’ka mjaftuar.
Kjo garë duhej të ishte zhvilluar në pistën e Valencia, por për shkak të përmbytjeve në qytetin spanjoll u vendos që gara të spostohej në Barcelonë. Për këtë arsye, kjo u quajt “gara e solidaritetit”, pasi të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga përmbytja.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente